Edi Rama ndodhet në qytetin e Korçës, teksa ka mbledhur qeverinë e tij në mbledhjen e radhës.
Ndërkohë jashtë ambjenteve ku po zhvillohet takimi, nuk mund të themi se situata është aq e qetë saç është gjithmonë për kryeministrin.
Një protestë është mbajtur ku qytetarë dhe demokratë me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e Ramës.
Mes tyre ishte dhe deputeti Klevis Balliu i cili bashkë me disa të tjerë ka tentuar dhe thyerjen e kordonit të policisë gjë e cila është shoqëruar me debate.
https://youtu.be/VCSs5t82V2E












