Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar reagimin e ftohtë të kryeministrit Rama lidhur me dhunën ndaj Xhisiela Malokut.
Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama vijon të mbrojë dhunuesit dhe përdhunuesit.
Lideri i PD-së shkruan se Rama vijon planin kriminal dhe nuk ka asnjë gram ndjeshmërie për një vajzë të përdhunuar nga banda e tij.
Postimi i plotë
Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij.
TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës.
Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.











