Pas pak Tirana dhe Partizani zbresin në fushën e “Selman Stërmasit” në një 90 minutësh të cilësuar si derbi i kryeqytetit.
Ndërkohë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilët skuadrat do të zbresin në fushën e lojës. Nuk mungojnë surprizat, teksa Oduamadi ja ka dalë të hedhë pas krahëve dëmtimin duke qenë në formacionin titullar. Për sa i përket Partizanit, nuk ka surpriza, ku Bardhi do të jetë në majë të sulmit, i ndihmuar nga Mensah.












