Është gjetur një trup i pajetë. Këtë herë trupi është gjetur në bregun e Liqenit Artificial në Tiranë.
Policia bën me dije se trupi është i moshës 60-70 vjeç dhe i seksit mashkull.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë.











