Një zjarr i madh në Shëngjin rrezikon disa banesa.
Mësohet se për të shuar flakët, kanë ndërhyrë dhe banorët.
Zjarri është i përmasave të mëdha. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrëfikëse të cilat kanë hasur vështirësi.
Zjarri favorizohet nga era e fortë dhe flakët përhapen me shpejtësi.











