• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Dalin SMS mes Ramazan Rrajas dhe Emiljano Nuhut, takohen në Tiranë

droni by droni
27 September, 2018
in Kronika, speciale
0
FOTO/Dalin SMS mes Ramazan Rrajas dhe Emiljano Nuhut, takohen në Tiranë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikon mesazhet e shkëmbyera mes Ramazan Rrajas, nipit të deputetit të Partise Socialiste, Rrahman Rraja dhe ish-oficerit të policisë së Krujës, Emiljano Nuhu.

Nga komunikimet telefononike përmes Whatsapp, rezulton se ata janë takuar në Tiranë.  Në bisedat e publikuara nga gazetari Hoxha shihet se komunikimi i parë është mes Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit në datën 26 korrik dhe tregon se të dy kanë pasur njohje.

Në tekst, ish-oficeri i i kërkon Ramazan Rrajës ta takojë në Tiranë.

Në datën 27 korrik, oficeri i policisë, Emiljano Nuhu hyn në lojë dhe merr dëshminë e vajzës Xhisiela Maloku e cila ka paditur për dhunë Rexhep Nuhun, djalin e deputetit të PS, Rrahman Nuhu.

Këtu, mesazhi i radhës i shkëmbyer mes Rrajas dhe Nuhut është ai pasi ishte marrë dëshmia e vajzës në polici. Ramazan Rraja i drejtohet duke e pyetur nëse ka qenë ai i cili ka marrë në pyetje të renë. Dhe oficeri i përgjigjet se ishte vetë ai. Më pas ata lënë një takim dhe takohen në Tiranë.

Ish-oficeri Emiljano Nuhu, pretendon se eshte kercenuar me jete me pistolete ne koke nga vellai i deputetit, për të lënë të lirë djalin e deputetit.

Bisedat e ish-policit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja:

Emiljano Nuhu: O vëlla ç’a po bën tani? Hajde pak në Tiranë te ‘Casa Italia”.

Ramazan Rraja: Ok. Po nisemi tani, për pak.

Emiljano Nuhu: Ok.

Ramazan Rraja: Në Rinas jam, rrugës.

Emiljano Nuhu: Te “Bolvoil”, mbrapa “Casa Italia” takohemi.

Ramazan Rraja: Ok.

Emiljano Nuhu: Këtu jam se nuk kam më bateri. Mu fik telefoni.

Ramazan Rraja: Ok. Këtu jam.

********************************

Ramazan Rraja: Si je? Si kalon?

Emiljano Nuhu: Mirë, si je ti?

Ramazan Rraja: Mirë flm! A ke qenë ti te Posta në Fushë Krujë që me marrë në pyetje atë vajzën? Apo e mora vesh gabim?

Emiljano Nuhu: Po, unë isha.

Ramazan Rraja: Po s’po të kuptoj. Ç’ke me ne. Ku mund të të takoj?

Emiljano Nuhu: Hajde më tako në Tiranë.

Ramazan Rraja: Ku të vij?

Emiljano Nuhu: Hajde te Unaza e Re. Je afër?

Ramazan Rraja: Te “Vasil Shanto” jam. Po vij.

Emiljano Nuhu: Apo e lëmë më vonë. Se tani u ktheva nga puna.

Ramazan Rraja: 5 minuta. Të takoj aty në rrugë. Po vij.

Emiljano Nuhu: Ok, hajde tek Vila L. E di?

Ramazan Rraja: E gjej.

Emiljano Nuhu: Është rruga që futesh te rrethi i Kastratit.

Ramazan Rraja: Ok. Këtu jam.

Emiljano Nuhu: Me ç’a makine je?Jam ulur te Richmondi’. Poshtë Vilës L.

Hoxha ka thënë se ish-oficeri Nuhu ka aplikuar për të marrë azil, ndërsa fotoja me ish-policin Dritan Zagani është shkrepur dje. Gazetari Hoxha ka thënë se Xhisiela Maloku është dhunuar dhe se dhunuesi duhet të ndëshkohet, por dy historitë janë të ndara nga njëra-tjetra.

“Kemi të bëjmë me një histori që po merr vëmendje. Historia është e pompuar politikisht dhe mediatikisht. Kjo histori nuk synon të vëjë drejtësi dhe të ndëshkojë vajzën që është dhunuar, por kërkohet të krijojë një kaos. Një devijim skandaloz, nuk është hera e parë. Flas për pjesën që jam përfshirë. Në një debat lidhur me këtë çështje pashë që kishte shumë mjegull. Pashë denoncimin e një ish-oficeri policie, që është larguar, ndërkohë që nuk ka kthyer as detyrimet ndaj shtetit dhe Akademisë së sigurisë”, u shpreh gazetari i Report Tv, Artan Hoxha

Hoxha ka folur edhe për akuzat e ish-oficerit Nuhu. Gazetari ka thënë se ish-polici u largua nga Shqipëria në rrugë ilegale dhe iku në Kosovë, më pas në Verona e më pas në Zvicër.

“Personi i veshur me të kuqe është Emiljano Nuhu, ai me të bardha është Dritan Zagani. Dje u krijua ideja se kemi të bëjmë me një konspiracion ku ishte përfshirë klasa politike, por edhe nga ana gazetareske nuk qëndron. Së pari do pyetej vajza dhe së dyti do shihej e vërteta. Oficeri në fjalë denoncoi se i rrezikohej jeta, kur e vërteta ishte krejt e kundërta. Nuhu është larguar nga Shqipëria në rrugë ilegale në 15 shtator. Është larguar se ka menduar se po të largohej zyrtarisht do të plotësonte pazëllin. Ka ikur nga Kosova, siç doli edhe Babalja. Në këtë rast, është e verifikuar se ka ikur nga aeroporti Adem Jashari, ka shkuar në Verona e më pas drejt Zvicrës. Nga data 15 drejt datës 27, duhet të kemi parasysh se fotoja është bërë dje. Si ka mundësi që në një kohë kaq të shkurtër ka shkuar në Zvicër, është hetuar, ka gjykuar edhe është larguar për motive të dobëta. Historia është politizuar, kemi dy ish-oficerë policie që me njëri-tjetrin janë paraqitur edhe në qendrën e Azilantëve në Zvicër.

Kjo nuk është hera e parë. Ju kujtoj historinë e një ish-doganieri, që është denoncuar nga e njëjta linjë, e njëjta media. Ka ardhur fillimisht tek unë, e kam hetuar dhe pashë se s’kishte asgjë të vërtetë. Fotoja dëshmon se finalizimi i kësaj historie ështeë përgatitur. Ai është regjistruar për azil, dhe pritet miratimi ose jo i kërkesës” tha Hoxha.

Gazetari ka treguar çfarë ka ndodhur në datën 19 korrik, ditë kur Xhisiela Maloku denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja.

“Më 19 korrik, Xhisiela ka lënë takim me një shoqe. Gjatë rrugës ka rastisur ish-të dashurin. Dy vajzat kanë qenë në makinë. Gjëja që dua të ndaj është se: Kemi një histori të qartë dhune dhe duhet të ndëshkohen përgjegjësit dhe kemi një histori tjetër politizimi. Historia tjetër është abuzive dhe politikë e pastër. Këta thonë pse u zbulua identiteti i vajzës. Identitetin e saj e zbuloi Berisha më 30 korrik. Përpjekja ime është që dinjiteti i saj të shkojë në vend. Të ndëshkohet dhunuesi. Ndaj vajzës është ushtruar dhunë, është e provuar me fakte. Rast tipik, duhet të ishte zgjidhur.

Kam kontaktuar me të që t’i ofroja ndihmë. mënyra sesi është përdorur politikisht është makinacion politik.

Identitetin e saj e kanë publikuar ata që sot e mbrojnë. I pari është Berisha, me emër dhe mbiemër. Dhe vajza i ka komentuar Berishës: Kemi hall të zihemi me të dashurit se ti na nxjerr për përdhunim.

Unë u njoftova se djali i një deputeti ka patur një konflikt me një vajzë. Informacioni erdhi tek unë kur SHKB pezulloi nga detyra oficerin e policisë që mori kallëzimin e vajzës më 21 korrik, pranë oficerit Elton Koldashi. Vajza është marrë në pyetje. Ky është procesverbali i Fushë-Krujës dhe deklarimi është bërë nga oficeri Gentian Çitozi” tregoi gazetari Hoxha

 

Tags: emiljano nuhuramazan rrajhja
Previous Post

Oficeri Nuhu apelon: Artan Hoxha po manipulon, ky është takimi im i parë me Xhisielën

Next Post

DENONCIM/ Ja pse dosja e Xhesilës ju hoq Nuhut dhe ju dha Gentian Çitozit

droni

droni

Next Post
LIVE/Basha publikon denoncimin e ish-oficerit të policisë për djalin e deputetit socialist

DENONCIM/ Ja pse dosja e Xhesilës ju hoq Nuhut dhe ju dha Gentian Çitozit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.