Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Berat.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi të pedonales.
Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e viktimës por ka shoqëruar në komisariat drejtuesin mjetit tip Benz, Benard Capuni, 25-vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin e 65-vjeçarit dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.











