Një zjarr ka rënë në kodrat e Allprenajt në Lushnjë.
Mësohet se zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm dhe ka përfshirë disa hektarë me ullishte.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak dhe të erës, ndërkohë që ende nuk është neutralizuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.












