Ulja e menjëhershme e temperaturave është shoqëruar me stuhi të forta dhe reshje shiu, kryesisht në zonat e veriut të Shqipërisë.
Kjo sigurisht që nuk ka kaluar pa incidente, kur njëri prej tyre është shënuar në zonën e Thethit.
Bëhet fjalë për blirin e vjetër të Kishës në Theth. Sipas asaj që disa qytetarë të zonës shkruajnë në rrjetet sociale, bliri ishte një pemë 200 vjeçare e cila përdorej dhe si objekt ku qaheshin të vdekurit nga banorët e zonës.















