Një grup trafikantësh që çonin emigrantë të paligjshëm në Britani është dënuar nga gjykata. Gjykata i ka dënuar me 48 vite burg në total të 7 anëtarët e grupit.
Ajo që u mësua më vonë ishte se autoritetet angleze zbuluan se ky grup kriminal punonte në dy rrjete, një shqiptar dhe një britanik.
24-vjeçari Sabah Dulaj u dënua me 7 vite burg dhe shqiptari tjetër Artur Nutaj, 39 vjeç u dënua me 7.6 vite burg. Të dënuarit e tjerë, janë shtetas anglezë bashkëpunëtorë në këtë trafik të paligjshëm.
Dy shqiptarët e dënuar me burg bashkëpunonin me një familje britanike nga Kenti, e cila kishte siguruar mjetet e transportit, duke blerë gomone të shpejta dhe motora uji, të cilat përdoreshin për transportimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë.
Hetimet nisën në maj të vitit 2016, kur u gjet një gomone e braktisur në një plazh, brenda së cilës kishte rroba.












