Në zjarr në një banesë në katin e tretë i ka marrë jetën një shtetasi i cili nuk arriti të shpëtonte dot për shkak të asfiksimit dhe djegeve të shumta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ramazan Demneri’.
Informacioni Paraprak i policisë
Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri. Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.












