Policia ka kapur dy prej autorëve të grabitjes të furgonit mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Ndonëse policia nuk jep shumë detaje, bëhet me dije vetëm se arrestimi i dy të rinjve është bërë në kodrat e Panajasë. Po ashtu është sekuestruar dhe mjeti i autorëve, dhe dy armë.
Kujtojmë se grabitja me maska ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Skelës në Vlorë ku tre persona të armatosur me kallash kanë marrë një çantë me para, që ndodhej brenda një furgoni të linbjës Itali-Vlorë.
Mësohet se në çantë ka pasur para që kanë qenë porosi të dërguara nga Italia, dhe kapnin shifrën e 10 mijë eurove.
Tre personat e armatosur ishin larguar nga vendngjarja me një Benz të zi dhe duket se kanë pasur informacione të sakta për paratë që ndodheshin në mjet.












