• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A duhet të largohet Basha nëse PD humbet zgjedhjet lokale ? Ja përgjigja e Bujar Nishanit

droni by droni
25 September, 2018
in Kryesore, Politika
0
BUJAR NISHANI/ Kapja e sistemit, jo thjesht denoncim amerikan, por fuqia e Habilajt dhe Xhafajt mbi pushtetin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, në Channel One ka folur për rreth aktualitetit dhe çështjeve të fundit të ndodhur në vend.

I pyetur për Bashën nëse ai duhet të largohet nëse PD humbet zgjedhjet vendore, Nishani është përgjigjur se ajo është një cështje që i takon strukturave të Partisë Demokratike.

”Unë nuk jam arbitër, nuk jam gjyqtar, duhet të gjykojë dhe vendosë Partia Demokratike  në bazë të rrethanave”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, lidhur me padinë e shumëfolur këto ditë, që trajneri Pannucci ka ngritur ndaj tij, Nishani ka thënë se do ta ndjekë çështjen me seriozitet dhe do të marrë avokat.

”Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale , nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria , është një fjalor që shokon cdo familje dhe cdo fëmijë.” ka thënë ish-presidenti.

Më poshtë keni pjesë nga intervista dhënë për Channel One.

–Zoti President, si iu duket sot politika shqiptare jashtë institucioneve të shtetit , është më e mirë apo më e keqe?

– Nuk mund të thuash është më e mirë apo më e keqe por gjithmonë është koha për të bërë analiza, vlerësime, gjykime, dhe për të adresuar mendime të cilat mund të ndikojnë ose mund të mos ndikojnë por në fund të fundit  përgjegjësia e një individi , aq më tepër e njerëzve që kanë pasur përgjegjësi publike  dhe kanë ushtruar aktivitet publik duhet të jenë pjesë edhe në vijimësi e kësaj situate.

Unë mendoj që situata sot  është më delikate se kurrë më parë dhe mund të them që për fatin e keq  Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile.

-Zoti President, po na frikësoni.

-Mund të duket si një deklaratë apo retorikë e ekzagjëruar por unë mund tua shpiegoj pse nuk është as retorikë dhe as e ekzagjëruar.  Kemi një situatë në gjykimin tim përsa I takon aspektit kryesor të kolonës së shtetit që është siguria dhe rendi.  Pa siguri dhe pa rend asnjë nga kolonat e tjera të ngrehinës së shtetit nuk mund të funksionojë. Opozita para pak ditësh dhe gazetarë invetigativë  konfirmuan faktin që vetëm në Vlorë janë 19 persona të zhdukur. Persona të zhdukur do të thotë të asgjesuar. Do të thotë që janë 19 familje në një qytet , 19 rrethe miqësore dhe shoqërore njerëzish në një qytet të cilëve u është zhdukur dhe asgjesuar njeriu I tyre. Por paralelisht me këtë, më e keqja është se institucionet e shtetit nga njëra anë , policia e para dhe vetë familjarët kanë rënë në një kod  heshtje.  Kjo do të thotë që nuk presin më drejtësinë nga institucionet e shtetit port ë gjitha gjykimet të cojnë që ngjarja do të vazhdojë dhe do të rrjedhë në vetgjyqësi.  Unë jam I gjykimit që njerëzit e afërty të këtyre personave të zhdukur e dinë shumë mirë se kush I ka zhdukur. Ashtu siç jam I bindur që edhe policia e di. Dhe nëse ne kemi mbërritur në një pikë që kodi I heshtjes, që është kodi I mafjas , qoftë nga ana e policisë apo dhe nga ajo e qytetarëve konvergon te forma më e sofistikuar e krimit, e zhdukjes pa lënë gjurmë .  Kemi 19 persona në një qytet kështu që do presësh vazhdimin e kësaj përplasjeje që është përplasje për asgjesim.  Kjo situatë nuk është vetëm në Vlorë . Kjo nuk është një logjikë e retorikës politike , nuk është një logjikë e ekzagjëruar  por po them kur janë 20 apo 30 persona në rrang vendi të zhdukur, kur dihet se kush I ka zhdukur dhe ata do jenë targeti I hakmarrjes  dhe shteti nuk ndërhyn sepse e mban të fshehtë , praktikisht do të thotë që qeverisë I ka dalë situate e rendit dhe sigurisë nga dora …

-Zoti Nishani, a I besoni ju Lulzim Bashës si kryetar I Partisë Demokratike?

– Patjetër! Unë besoj te zoti Basha  dhe kam arsye. Së pari, z. Basha I takon një brezi të ri politikanësh  I cili ka një formim perëndimor , një kulturë perëndimore që në çdo situatë  jam I sigurt që instikti do e cojë në kah pozitiv. E dyta, me gjithë këtë përkatësi  të një kontributi apo të një angazhimi jo shumë të gjatë në politikë ka arritur të marrë dhe të fitojë disa eksperienca ekzekutive.  Ka qenë I suksesshëm si ministër I jashtëm, ka qenë I suksesshëm si ministër I brendshëm, dhe natyrisht që në krye të opozitës mendoj që do t’I duhet patjetër edhe më shumë eksperiencë , edhe më shumë mësime do të nxjerrë, do t’I duhen edhe bashkëpunëtorë më të zotë…

-Kur të marrë Rama mandatin e tretë?

-Nuk besoj se ka shans… Sot qytetarët shqiptarë janë më shumë sesa në majë të hundës të mbushur… Opozita patjetër duhet ta kapitalizojë. Si qytetar I thjeshtë do të doja ta shikoja çdo ditë, opozitën pranë  qytetarëve, që nga Vermoshi në Konispol.

-Nëse PD humb zgjedhjet të vitit 2019, Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi I saj?

-Ajo është një cështje që I takon strukturave të Partisë Demokratike. Unë nuk jam arbitër, nuk jam gjyqtar, duhet të gjykojë dhe vendosë Partia Demokratike  në bazë të rrethanave . Kam respekt për të gjithë ata që nuk janë më pjesë e PD . Ata janë personalitete që I kanë shërbyer kësaj partie , I kanë shërbyer edhe shtetit shqiptar, dhe jam I sigurtë që do iu jepet mundësia të vazhdojnë të kontribuojnë sepse janë të nevojshëm, nuk janë të panevojshëm , jo vetëm për PD  por tashmë kjo parti ka strukturat e saj dhe sidoqofshin ato do të vendosin.

-Zoti President, lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve në Kosovë, si ka mundësi që arrihet në një tezë të tillë, të frikshme,  të keqe, sepse ne nuk kemi kontrollin në Mitrovicë  atje ku është tokë shqiptare dhe vetëm rezervat pa llogaritur  pjesën që është tokë shqiptare është 1 miliardë dollarë.

-Unë mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos përdorim në mënyrë speculative ndjesitë  e një grupimi njerëzish , e një komuniteti shqiptarësh të cilët janë më të persekutuarit sot në të gjithë Evropën dhe ndër më të persekutuarit edhe në rang global. Gjatë kohës që kam qenë president kam vizituar Bujanovcin dhe Preshevën dhe kam parë që atje nuk ka nje genocid në kuptimin e dhunës fizike por ka një platform djallëzore të një spastrimi etnik duke aplikuar platform varfërimi , izolimi, fyerje dhe mungese zhvillimi. Përgjegjësia kryesore sot e situatës së shqiptarëve në Luginën e Preshëvës është e qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës.  Këto dy qeveri sot e kësaj dite nuk kanë një platformë  lidhur me shqiptarët e Luginës se Preshëvës. Kanë retorikë dhe nuk kanë aksion. Nuk është e pamundur për qeverinë shqiptare që të ketë në buxhetin e shtetit  një zë të vecantë për të alokuar fonde për ndërtimin e shkollave, spitaleve, për të trajtuar me asistencë sociale familjet që janë në nëvojë në Luginë.

Shkëmbimi I territoreve është absolutisht një tezë e kah hershme e Serbisë e cila ka pësuar një ridimensionim të një frekuence të lartë , të cilat janë arsye tërësisht politike por kanë si burim një mentalitet të një hegjemonie  serbe mbi të gjithë rajonin dhe shkëmbimi I territoreve nuk do të thotë as më pak e as më shumë përvec se anullimi I  procesit të shpalljes së  pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga shtetet kryesore sot të botës. Serbia mund të kërkojë edhe rikthimin e Kosovës në pikën zero, para shpalljes së pavarësisë . Nëse flasim për shkëmbim territoresh pse nuk kërkohet rikthimi I Jugosllavisë ? Sepse Kosova është product I një procesi të një shpërbërjeje jo konsensuale madje me luftëra të ish-Jugosllavisë. Patjetër që këtu ka një synim shumë të mbrapshtë për të rinisur nga e para proceset e federalizmit të Ballkanit me një fuqi hegjemoniste sic është Serbia  duke nisur nga Kosova dhe suke e shtrirë në Bosnjë – Hercegovinë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe patjetër  edhe në procese të tjera nëse realizohet. 

Mendoj që ka pasur një presion shumë të fortë nga lobet pro serbe mbi përfaqësuesit e shtetit të Kosovës. Jam I bindur që ka një reflektim nga ana e presidentit Trump. Kontaktet që unë kam pasur me përfaqësues të Kongresit Amerikan, janë për një rikthim të angazhimit dghe prezencës amerikane në më frekuente në Europë dhe rajonin e Ballkanit. Serbia enuhat patjetër këtë gjë dhe kërkon që ta bëjë fakt të kryer atë projekt që ajo të paktën ka 10 vjet që e mendon. Në vitin 2008 , në disa takime Serbia përfaqësohej me Ivica Dacic që në atë kohë ishte ministër I brendshëm dhe ideja e shkëmbimit të territoreve me Kosovën dhe jo  vetëm ka qenë që në atë vit.  Këtë e ka shprehur në formën më të drejtpërdrejtë. Nuk duhet të ankohemi pse Serbia punon për interest e saj. Duhet të analizojmë veten tonë, a po punojmë ne për interesat tona? Ai shkëmbimi I territoreve do të thotë që ne t’I dorëzojmë sërish Serbisë varrin e Isa Boletinit. Ne varet tona I kemi të gjitha në tokat tona.

-Trajnieri I Kombëtares, Kristian Panuci kërkon 100 mijë dollarë nga ju sepse I keni thënë sharlatan. Komenti juaj?

-Unë po pres të njihem me padinë sepse nuk e kam marrë ende. Jam njohur me këtë cështje vetëm nga mediat. Patjetër që unë do të respektoj procesin dhe ligjet e shtetit tim dhe të vendit tim , do ta ndjek me seriozitet në gjykatë procesin. Do marr avokat. Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale , nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria , është një fjalor që shokon cdo familje dhe cdo fëmijë.

-Mendoni se e keni tepruar me atë fjalë?

-Absolutisht jo. Kam shprehur një opinionin tim , dhe nuk kam pasur për synim ta fyej personalisht.

Tags: buajr nishaniintervistakosovapadiaPD
Previous Post

Avokati i Shullazit shetit ne oborrin e gjykatës, prokurorët dështojnë në dhënien e pretencës

Next Post

Grabitja e çantës me 10 mijë euro në Vlorë, policia arreston dy nga autorët

droni

droni

Next Post
LAJMI I FUNDIT/ Grabitje me armë në një bankë në Vlorë

Grabitja e çantës me 10 mijë euro në Vlorë, policia arreston dy nga autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.