Ne ditën e 6-të të fillimit të shkollës nxënësit nuk kanë nisur mësimin pasi janë kundër ndjekjes së mesimit në turnin e dytë në një nga shkollat e Elbasanit.
Kështu ata kanë dalë në protestë. Mësohet se kjo shkollë ka 270 nxënës. Sipas tyre shkolla ka dy vite rresht që mbyllet.
Drejtoresha thotë se shkak për mbylljen e saj është bërë gjendja e keqe.
Por ky pretendim kundërshtohet nga prindërit, të cilët thonë se objekti i është shitur një biznesi privat në Elbasan. Ata madje kanë tentuar të hapin shkollën me dhunë, duke dhunuar edhe kangjellat me hekura që e mbajnë të mbyllur siç duket dhe nga pamjet e marra nga Fax News.
https://youtu.be/0AGjJUNYt8Y











