Një shpërthim ka ndodhur në minierën e Kalimashit në Kukës.
Sipas policisë, është vendosur një sasi eksploziv dhe është dëmtuar shtylla.
Për shkak të errësirës policia i ka kryer veprimet në orët e para të mëngjesit.
Njoftimi i policisë
“Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka e Kalimashit’, në një shtyllë elektrike të tensionit 10,000 kë, që furnizon me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit “IMI”, dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozive, për pasojë është dëmtuar shtylla”.











