Një grabitje ka ndodhur në një karburant në qytetin e Fierit në mes të ditës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” ku një person ende i paidentifikuar ka vjedhur xhiron ditore të karburantit.
Njoftohet se po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, saktësisë së informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nuk bëhet me dije nëse autori ka qenë i armatosur apo jo, por sipas dëshmitarëve ka qenë i maskuar me kapuç.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për marrjen e dëshmive.












