• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arta Marku—prokurorja e paditur i shkruan popullit të saj

droni by droni
23 September, 2018
in Kronika
0
Kryeprokuroja nis turin e analizave nga “shtëpia e saj”

Arta Marku

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arta Marku, prokurorja e ngarkuar përkohësisht me disa nga përgjegjësitë e Prokurorit të Përgjithshëm, i ka dërguar dje një letër popullit shqiptar. Letra ngjan më shumë me një hartim mediokër të një njeriu të paditur se me komunikimin e një prej drejtuesve më të lartë të shtetit.

Për të kuptuar sfondin e dërgimit të letrës, duhet pak informacion.

Pak javë më parë, Arta Marku largoi Elisabeta Imerajn nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e komanduar atë në krye të Prokurorisë së Tiranës. Imeraj ishte prokurorja e dy dosjeve, hetimit të bandës së Shullazit dhe të bandës Habilaj-Tahiri. Marku nuk dha shpjegime për këtë lëvizje, edhe pse nga ana profesionale ishte e arsyeshme që në krye të Tiranës të komandohej përkohësisht njëri nga prokurorët e brendshëm të saj.

Prokurori tjetër i çështjes Shullazi, Ened Nakuçi, ka kryer së fundmi një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë në Itali dhe ka paraqitur leje shëndetësore për gjashtë muajt e ardhshëm. Burime informale nga Prokuroria kanë thënë për Exit.al se Nakuçi ka qenë nën kërcënim nga njerëzit e Shullazit dhe të qeverisë për të mos e cilësuar grupin Shullazi grup të strukturuar kriminal, çfarë do të mundësonte një dënim më të ulët.

Këto pretendime është e vështirë të konfirmohen në mënyrë të besueshme, por fakti është se çështja Shullazi mbeti pa prokurorët që kanë kryer dhe përfunduar hetimin, dhe tani duhet që prokurorë të tjerë të bëjnë akuzën formale dhe argumentimin e saj para gjykatës.

Në seancën e parë gjyqësore, javën e shkuar, akuza u përfaqësua nga prokurori Besim Hajdarmataj, i cili kërkoi kohë për të studiuar dosjen hetimore duke qenë se nuk kishte asnjë njohje për të.

Por dje, në mënyrë të beftë, Arta Marku ka vendosur të largojë Hajdarmatajn nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Pogradecit, çfarë e la prokurorinë pa përfaqësim në gjyqin e Shullazit.

Për të mbuluar shpërbërjen e grupit hetimor të Shullazit, Marku ka vendosur të emërojë zëvendësues me anë të shortit. Por prokurorët e krimeve të rënda nuk kanë pranuar të marrin pjesë në short, me arsyetimin se dosja është hetuar nga persona të tjerë, të cilët janë larguar në mënyrë arbitrare, dhe askush tjetër nuk mund të marrë përgjegjësinë e një dosje të rëndësishme që nuk e kanë hetuar vetë.

Logjika ta do që duhet të ishte vetë Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që duhet ta përfaqësonte akuzën në këtë rast, pasi si drejtuese ajo ka qenë e informuar për hetimet dhe kështu është personi më i përshtatshëm për ta mbrojtur hetimin në gjykatë. Por Donika Prela duket se nuk do ta marrë këtë përgjegjësi.

Pas mospranimit të prokurorëve, Arta Marku ka urdhëruar hetimin displinor ndaj tyre, por Drejtori i Hetimit Disiplinor, Sokol Stojani, e ka quajtur të paligjshëm urdhërin e Markut dhe ka dhënë dorëheqjen. Në një reagim arrogant, në vend që të pranonte dorëheqjen e Stojanit, Arta Marku ka nxjerrë urdhër të menjëhershëm shkarkimi ndaj tij.

Njësoj si me rastin Shullazi, Arta Marku ka larguar edhe ekipin e prokurorëve që kanë hetuar Tahirin deri tani. Siç u shpjegua më sipër, fillimisht Elisabeta Imeraj u komandua në prokurorinë e Tiranës, kurse Besim Hajdarmataj u transferua dje në mënyrë të përkohshme në Pogradec.

Tetë muaj më parë, Hajdarmataj ishte shkarkuar nga Marku nga Drejtuesi i Krimeve të Rënda, për ta zëvendësuar me shoqen e ngushtë të saj, Donika Prela.

Marku nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe arsyetim ligjor për këto lëvizje me ndikim. Asnjë përgjegjësi personale, asnjë reflektim për shpërbërjen e trupave hetimore të dosjeve Tahiri dhe Shullazi, vetëm ushtrim arbitrar dhe të paligjshëm të detyrave të Prokurorit të Përgjithshëm nga një prokurore e ngarkuar përkohësisht me përgjegjësi të kufizuara.

Por, pasojat e veprimeve të saj duket se nuk do kalojnë pa mbajtur përgjegjësi. Dje, Partia Demokratike dhe LSI e kanë paditur Arta Markun në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre. Ato e akuzojnë se veprimet për lëvizjet e prokurorëve të dosjeve Tahiri dhe Shullazi janë bërë në mënyrë të qëllimshme për të shkatërruar hetimet.

Padija penale e opozitës, mosbindja e prokurorëve ndaj saj, si dhe kaosi që ka përfshirë gjithë sistemin e prokurorisë nën drejtimin e saj, duket se e kanë detyruar Markun të kuptojë se duhet të mbrojë imazhin e saj publik.

Mënyra që ka gjetur është qesharake: i ka dërguar letër popullit shqiptar.

Në letër, e cila fillon me fjalët “të dashur qytetarë të vendit tim”, Marku shprehet se ajo ka detyrimin institucional dhe qytetar “për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.”

Në fakt, Marku ka detyrim institucional t’i raportojë Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të vendit dhe nuk ka asnjë detyrim as ndaj miqve ndërkombëtarë dhe as t’i shkruajë hartime popullit.

Duke shmangur mish-mashin letraro-burokratik në letër, gjen disa pika që meritojnë zhbirim të mëtejshëm. Kështu, në lidhje me çështjen Shullazi, Marku shprehet:

“Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim.”

Marku nuk thotë se kush janë këta prokurorë dhe si u caktuan ata, brenda pak orësh, pasi  u bë e pamundur zgjedhja me short. Po ashtu, Marku nuk thotë se nëse prokurorët mund të zgjidheshin ligjërisht pa short, pse ajo zgjodhi fillimisht shortin.

Mbi të gjitha, Marku nuk i thotë asnjë fjalë “qytetarëve të saj të dashur” si u arrit në situatën që duhen zëvendësuar prokurorët e Shullazit, pra nuk thotë se pse ajo zgjodhi që të lëvizte prokuroren e mëparshme të Shullazit, Elisabeta Imeraj.

Kurse në lidhje më çështjen Tahiri, Marku pohon:

“Po ashtu, një grup tjetër prej katër prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.”

Sërish, Marku nuk shpjegon se kush janë këta katër prokurorë, dhe si u zgjodhën ata. Edhe në këtë rast, Marku nuk sqaron se pse u lëvizën prokurorët Imeraj dhe Hajdarmataj nga detyrat e tyre dhe për rrjedhojë nga dosja Tahiri. Në mënyrë të veçantë, ajo duhet të shpjegojë bazën ligjore të largimit të prokurorit Hajdarmataj, pasi është e qartë se ligji nuk e lejon atë të bëjë lëvizje prokurorësh dhe ndryshim të drejtuesve të prokurorisë.

Në fakt, Marku ka ndryshuar të gjithë drejtuesit kryesorë të sistemit të prokurorisë në mënyrë të paligjshme—në mënyrë interesante ajo ka emëruar kudo drejtuese femra, përfshi Donika Prelën tek Krimet e Rënda, Elisabeta Imerajn në Tiranë dhe Anita Jellën në Durrës.

Por ndoshta pika më kulmore e letres është në paragrafin e mëposhtëm:

“…ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën…”

Duke dëshmuar padije të thellë të sistemit tonë politik e juridik, Marku e quan parlamentin si Sovran të popullit. Është momenti që Marku të mësojë se sovrani është populli, Kuvendi është thjesht përfaqësuesi i popullit, pra shërbëtori i sovranit. Kuvendi nuk është as sovrani i Arta Markut—populli dhe Kushtetua, si vullent i popullit, janë./Exit.al

Tags: Arta MarkuKryeprokurojaleterpopulli
Previous Post

Grabitet karburanti në Fier në mes të ditës, policia në ndjekje të autorit

Next Post

Gruaja e dhunuar në Durrës thirrje Arta Markut: Mos na çoni në masakra…

droni

droni

Next Post
Gruaja e dhunuar në Durrës thirrje Arta Markut: Mos na çoni në masakra…

Gruaja e dhunuar në Durrës thirrje Arta Markut: Mos na çoni në masakra...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.