• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

12 deputetë të Kuvendit dhe 3 kryebashkiakë janë nën hetim nga Prokuroria

droni by droni
23 September, 2018
in Politika
0
OPEN DATA/ Milionerët e Parlamentit shqiptar, si i bëjnë paratë Edi Rama, Angjeli, Selami, Doshi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në relacionin e projektligjit për Vetingun në politikë, Partia Demokratike ka bërë një bilanc të zbatimit të deritanishëm të ligjit të dekriminalizimit, të cilin e konsideron të pamjaftueshëm.

Sipas relacionit, 12 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe tre kryetar bashkie janë nën hetim nga Prokuroria si subjekte të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kanë deklaruar në formularët e dekriminalizimit problemet që kanë patur në të kaluarën.

Deri më tani, për fshehjen e të dhënave dhe falsifikimin e formularëve të dekriminalizimit është shkarkuar në detyra dhe më pas është dënuar nga gjykata kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, dënim i cili i është konvertuar në 60 ditë punë publike. Gjithnjë sipas dokumentit të opozitës, për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit janë larguar 18 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Gjithashtu, në relacion thuhet se nga zbatimi i deritanishëm i ligjit të dekriminalizimit janë larguar gjashtë deputetë si dhe janë dorëhequr tre të tjerë.

Sa i takon zyrtarëve të tjerë të zgjedhur apo emëruar, sipas relacionit, janë larguar 45 drejtorë, janë larguar 110 zyrtarë të tjerë, janë shkarkuar 35 këshilltarë bashkie, janë dorëhequr 21 të tjerë, ndërsa janë dorëhequr edhe 5 deputetë.

“Deputetë e kryebashkiakë u shkarkuan apo u larguan për shkak se ishin të dënuar për vepra penale të renda, si trafikim i qenieve njerëzore dhe favorizimit të prostitucionit; vrasje; përdhunim në grup apo trafik ndërkombëtar droge. Por efektet e këtyre rezultateve të dekriminalizimit duke larguar nga funksionet shtetërore individë të dënuar për kryerjen e krimeve u zhbënë, për shkak të transformimit në mënyra të reja të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisjes. Këto mënyra të reja të bashkëpunimit janë zëvendësimi i vetë eksponentëve të botës së krimit në institucionet më të larta të vendit me individë në shërbim të krimit të organizuar, të caktuar prej tyre në poste dhe detyra shtetërore, si dhe politikanë të lidhur drejtpërdrejt me eksponentë të krimit të organizuar. Për pasoje, dekriminalizimi rezulton i pamjaftueshëm për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin”, pretendon PD.

Dekriminalizimi i paplotë

Sipas opozitës duhet një dekriminalizim edhe më i plotë, duke e konsideruar ligjin aktual të pamjaftueshëm.

“Opozita vlerëson se miratimi i këtij projektligji dhe Vetingu për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë, duhet të behet pa vonesë dhe të filloje të aplikohet menjëherë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar, por nga burra dhe gra, bij dhe bija që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar. Ky projektligj i shërben pikërisht dekriminalizimit të plotë të politikes, Vetingut ndaj çdo funksionari kushtetues dhe mos përdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin”, thotë opozita në relacion. Megjithatë, ndërkombëtarët kanë sinjalin e parë se janë kundër projektligjit për Vetingun në politikë, ndryshe nga dekriminalizimi, të cilin e mbështetën hapur. Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard, e pyetur për Vetingun në politikë, ka pohuar se çelësi i këtij procesi është SPAK dhe BKH.

Bilanci i dekriminalizimit

Deputetë të larguar 6

Deputetë të dorëhequr 3

Deputetë në hetim 12

Kryebashkiakë të shkarkuar 1

Kryebashkiakë në hetim 3

Zyrtare drejtues të larguar 45

Zyrtare të tjerë të larguar 110

Këshilltare bashkiake të shkarkuar 35

Këshilltarë bashkiake të dorëhequr 21

Kandidatë për deputete të larguar 18

Gjyqtarë të dorëhequr 5

Nëpunës publike lokale të larguar 89/shqiptarja.com

Tags: bilancdekriminalizimdeputete te shkarkuarPD
Previous Post

Greta Koçi tregon arsyen pse u largua nga Partia Demokratike

Next Post

Sekuestrohet 46 kg drogë e futur në çanta shpine, arrestohen 2 persona në Sarandë

droni

droni

Next Post
Sekuestrohet 46 kg drogë e futur në çanta shpine, arrestohen 2 persona në Sarandë

Sekuestrohet 46 kg drogë e futur në çanta shpine, arrestohen 2 persona në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.