Një zhdukje tjetër nga shtëpia është regjistruar nga Polica në Mirditë.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se T. M., vjeç 42, banues në Arrëz, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai shtetasi K. M., vjeç 47.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 21. 09. 2018, shtetasi T. M., vjeç 42, banues në Arrëz, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai shtetasi K. M., vjeç 47. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.











