Interesi i gazetarëve për të pyetur drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela ka qënë i lartë.
Gazetarët kanë qëndruar për disa minuta jashtë duke pritur të marrin në pyetje Prelën lidhur me situatën në prokurorinë e Krimeve të Rënda ku nisi procedimi disiplinor për 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda. Tre prej këtyre prokurorëve kujtojmë se u transferuan nga Tirana.
Donika Prela ishte në konferencën e përbashkët për median me drejtorin e policisë së shtetit për të dhënë detaje lidhur me operacionin e shkatërrimit të grupit kriminal “Bajri”.
Por nuk tha asnjë fjalë lidhur me situatën në prokurorinë e përgjithshme.
Për më tepër shihni pamjet











