Një tjetër punonjës policie është arrestuar sot në Rinas së bashku me një shtetas turk. Në pranga ka përfunduar punonjësi i policisë Gazmir Dega si dhe shtetasi turk Servet Aksoy 44 vjeç.
Dyshohet se punonjësi i policisë shqiptare ka favorizuar kalimin e paligjshëm të shtetasit turk dhe akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Ky ëhstë arrestimi i dytë që kryhet në Rinas gjatë ditës së sotme. Më herët u arrestuar një oficere policie për të njëjtën akuzë për shkak se dyhsohet se ndihmoi 7 të huaj të kalonin në Rinas.
Njoftimi i plotë:
Ne vijim te operacionit, SHÇBA ka ndaluar ne oret e mbremjes edhe 1 punonjes policie dhe 1 shtetas turk, per korrupsion aktiv dhe efektivi si i akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem dhe shperdorim detyre.
Te ndaluarit jane:
– Gazmir Dega, punonjes policie ne Komisariatin nr 1 ne Tirane
– Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.
Me heret, ne kuader te ketij operacioni eshte arrestuar ne flagrance nje kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshem te 7 shtetasve turq.
Hetimet po vijojne.











