• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vjedhja plot shkëlqim në emër të ‘’Fushës’’

droni by droni
20 September, 2018
in Opinion
0
Analiza e Bushatit: Basha shfrytëzoi paktin me Ramën për të spastruar kundërshtarët e tij
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Pas votimit të sotëm të deputetëve socialistë me 75 vota, Edi Rama tregoi se është i vendosur t’i shkojë deri në fund aferës së teatrit që  i “dhuron” 200 milionë euro Shkëlqim Demir Fushës.

Përtej debatit “ligjor” se si veprohet me një dekret të kthyer prej presidentit, e rëndësishme është se, PS miratoi në sesionin e shkuar të kuvendit një ligj special që i jepte Fushës, me emër personal, ndërtimin e 6 rrokaqejve (vetëm sepse kishte 300 m2 merrte 8 mijë m2 tokë publike), ndërsa sot votoi disa ndryshime kozmetike, që përsëri ia falin këtij personi këtë biznes marramendës.

E thënë shkurt dhe shqip, kjo është një tallje me direktivat e ardhura nga Brukseli, me kthimin e ligjit nga presidenti dhe para së gjithash me publikun shqiptar, të cilit i thuhet hapur: ne mund të të vjedhim edhe pa garë, por ne mund të bëjmë edhe sikur dhe të të vjedhim duke organizuar një konkurim fallco.

Pra, në këtë pikë, diskutimi nuk është më: a kemi të bëjmë apo jo me një grabitje të organizuar nga Rama dhe Fusha. Kjo tashmë është e qartë për çdokënd që nuk e quan veten idiot. Tani problemi është si duhet reaguar ndaj banditëve që përdhunojnë në mes të ditës pa pasur nevojë të vënë as maskë në fytyrë?

Dhe këtu automatikisht problemi shkon tek opozita parlamentare. A ka më kuptim që ajo të qëndrojë brenda këtij sistemi, kur Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet në topa letrash higjenike për Shkëlqim Demir Fushën?  A ka më logjikë që PD të vazhdojë të paraqitet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kur këtë institucion e zhveshën nga e drejta kushtetuese për të vendosur mbi tjetërsimin e një prone që mund ta bëjë vetëm ai?

A ka më sens që Monika të shkojë e të ulet në parlament, kur aty, dekretin e burrit që mban në krevat e trajtojnë si leckë? Në fund të fundit, a ka më vlerë, që edhe PD edhe LSI-së të vazhdojnë të sillen legalisht, edhe pasi ua kanë lidhur duart e s’kanë ku të ankohen për këto krime, sepse prej kohësh Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese?

Natyrisht që jo. Afera e teatrit është pika që e derdhi kupën. Pas kësaj grabitjeje plot shkëlqim, opozita parlamentare i ka dhënë fund misionit për të treguar se Rilindja është në ato zyra vetëm për të vjedhur. Tani ajo është vënë përpara një detyrimi tjetër: T’i vërë shkelmin këtij sistemi, ku po përdoret vetëm si fasadë. Të braktisi gjithçka dhe ta bëjë lufën  nga jashtë, për të mos shërbyer dot më as si alibi.

Në një nga tubimet e fundit, ku dëshpërimisht po bëheshin përpjekjet e mbrame për shpëtimin e teatrit, intelektuali, shkrimtari dhe studiuesi Aurel Plasari bëri një diferencim të qartë mes asaj që ai e quajti “Opozita e paguar” dhe asaj që e etiketoi si “opozita pa pagesë”, ku bëjnë pjesë të gjithë atë që janë kundër kësaj qeverie, por nuk e bëjnë këtë gjë si obligim ndaj borderosë ku firmosin çdo fund muaji.

Tani pasi gjëma flagrante ndodhi, pasi vjedhja vezulluese u krye ditën për diell, opozitës së paguar i lind detyrimi të bëhet njësh me simotrën e saj. Vetëm kjo është rruga për të dëshmuar atë që ulëret më kot lart e poshtë se “ne dhe Rama nuk jemi njësoj”. Vetëm kështu mund ta lërë Ramën “pa ndërmjetës” përballë shqiptarëve dhe të hapi rrugën për zgjidhje të ndryshme.

Vjedhja brutale e Edit dhe Shkëlqimit i vuri kapakun gjithçkaje. Ajo e vuri edhe opozitën përpara dilemës së pakthyeshme: a do të luftojë për t’i hapur sytë njerëzve, apo do të jetë thjeshtë një mjet për verbimin e tyre.

Tags: Andi BushatiFushateatri
Previous Post

Moti ka surpriza javen qe vjen, meteoalb jep parashikimin

Next Post

Kotzias: Negociatat me Shqipërinë janë bllokuar

droni

droni

Next Post
Ministri i Jashtëm grek: Në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kotzias: Negociatat me Shqipërinë janë bllokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.