I pandalshëm Hekuran Krasniqi.
Suksesi i radhës është i garantuar. Pas këngës himn “Shqiptare” me grupin e njohur Fisnikët një tjetër projekt është finalizuar në bashkëpunim me Vjosa Eminin e titulluar “Hajde një natë”.
Me një interpretim tepër të ndjerë,në harmoni të plotë me kontekstin e këngës e veçanërisht stilizimi moderno – popullor i kompozimit do të jenë padiskutim suksesi i këtij dueti të rradhës së Hekuranit i cili me siguri do të pasohet nga bashkëpunime të tjera në vijim.











