Kryeministri Edi Rama kërkon të fshihet pas shkresave, për të larguar sërish vemendjen nga çështja e teatrit, tashmë një taktikë e përsëritur e kryeministrit.
Nga foltorja, Rama nxorri një shkresë, ku sipas tij ministri i PD, Mima, i kërkonte Bashkisë së drejtuar nga Lulzim Basha, privatizimin e Teatrit të Metropolit, me kërkesë së deputetit demokrat Astrit Veliaj.
I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Bashës, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i kujton Ramës, se Teatri i Metropolit është ende aty dhe i numëron gjithë kinematë që ka shkatërruar për të ndërtuar pallate.
Reagimi i Bashes
Kryehajduti kerkon skutave per shkresa te pavlera. Teatri i Metropolit eshte aty! Kinema 17 Nentorin, Kinema Republiken, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkaterruar Rama dhe ka ndertuar pallate.











