Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur në librazhd, ku një 45 vjeçar i vuri zjarrin derës së Bashkisë në Librazhd.
Sipas BallkanWeb, 45-vjeçari Artan Balla, i kishte vënë zjarrin Bashkisë, për shkak se nuk i kishin ofruar një vend pune.
Balla është një person i njohur për policinë, dhe ka precedentë të shumtë penalë dhe madje i dënuar disa herë.
Mësohet gjithashtu se ai kishte qënë në Greqi dhe pesë ditë më parë ai ishte kthyer në Librazhd duke i vënë një ultimatum kryetarit të bashkisë Kastriot Gurra për ta punësuar.
Duke u refuzuar pasi ai nuk plotësonte asnjë kriter për t’u punësuar si dhe mungesës së hapësirës për punësim në bashki, 45-vjeçari është hakmarrë duke i vënë flakën bashkisë.











