Revista Monitor publikoi ditën e djeshme një artikull me të dhënat zyrtare të numrit të të burgosurëve në rajon.
Ajo çka ishte akoma dhe më shumë shqetësuese, ishte numri i të burgosurve në Shqipëri. Sipas analizës, rezultonte që Shqipëria ishte me numrin më të lartë të të burgosurve në rajon për vitin 2018.
Lidhur me këto shifra, ka reaguar ish-ministri Manjani teksa i referohet shembujve konkretë të cilët sipas tij përbëjnë statistika të frikshme.
Sipas Manjanit teksa ulet numri i nxënësve, rritet ai i të burgosurve.
“2 statistika të frikshme: ulet numri i nxënësve, por rritet numri i të burgosurve! Ku po jetojmë e ku po shkojmë?!”, shkruan Manjani në postimin e tij në facebook./K.Balliu












