Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Mallakastër.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Pajtim Zotaj, 27 vjeç, banues në Ballsh, qe ishte në drejtimin e makinës tip “Opel”.
Informacion paraprak
Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











