Një punëtor ka marrë plagë të rënda pas shpërthimit të gazit në një pus nafte në Delvinë.
Nga informacionet e para, mësohet se punëtori është rrëzuar nga forca e shpërthimit të gazit duke marrë disa lëndime në trup.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.
Punëtori po punonte në rafineri në momentin kur ndodhi shpërthimi.
Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.












