Policia ka shoqëruar me dhunë 10 banorë të Jalës. Ata janë marrë me furgon policie dhe janë dërguar në komisariat. Mes tyre është shoqëruar dhe një vajzë e mitur.
Mësohet se vajza e shoqëruar është mbesa e familjes Balaj.
Kujtojmë se që prej orëve të mëngjesit, IKMT ka filluar aksionin për të shembur ndërtesat pa lejë por ka hasur një rezistencë të fortë nga ana e banorëve, të cilët shprehen se janë të rregullt në dokumenta.
Në reagimin e saj, IKMT shprehet se po zbaton ligjin dhe se ka në plan të prishë 10 ndërtesa. Ndërkohë, po vijon puna për prishjen e ndërtesave.













