Barcelona e Leo Messi e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve pasi që ka fituar me rezultat 4-0 kundër PSV Eindhoven. Leo Messi shënoi tre gola, 32, 77, 87 kurse golin tjetër e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 75’të
Një ndeshje e dominuar nga Barcelona por që PSV Eindhoven ka arritur që të mbrohet shumë mirë deri në minutën e 75, kur Barcelona me në fund arriti ta thyente murin holandez.
Interi ka përmbysur në fund Tottenhamin.
Ishin anglezët që kaluan të parët në avantazh me golin e Eriksen në fillimin e pjesës së dytë.
Interi nuk u dorezua por vazhdoi aksionet e shumta në portën e Totenhamit derisa në minuten e 86 Mauro Icardi shenoi një super gol që i dha shpresa ekipit per permbysje.
Në minutën e dytë shtesë ishte Vecino ai qe ngriti ne peshe zemrat e tifozeve duke e kthyer rezultatin ne 2-1.











