Një aksident i rëndë i ndodhur në Elbasan i ka marrë jetën një gruaje.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur reth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
Nga informacionet e para mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Malasej.
40 vjeçarja e aksidentuar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Elbasanit.
Policia ka shoqëruar autorin e aksidentit, një 54 vjeçar.












