Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur të bëjë një urim të veçantë për të gjithë nxënësit në fillimin e vitit shkollor.
Përmes një foto të publikuar në “Facebook”, ai shfaqet mes fëmijëve i buzëqeshur dhe në foto bashkangjit dhe mesazhin e tij.
Të dashur nxënës dhe prindër, ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor!”, thuhet në mesazhin e kryeopozitarit.
Nga ana tjetër, kujtojmë se 16 deputetët e Partisë Demokratike janë nëpër rrethet e Shqipërisë,për të raportuar mbi gjendjen aktuale të shkollave, përderisa nga ministria e Arsimit nuk kemi shifra konkrete.
Deri më tani, Partia Demokratike ka bërë denoncime për mbylljen e 133 shkollave në të gjithë Shqipërinë.












