Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës së ka mbyllur shkollat. Në një status në twitter, kreu i qeverisë thotë se opozita mbron klasat kolektive.
Rama: Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë.
Në ditën e parë të shkollës, 16 deputetë të Partisë Demokratike u shpërndanë në të gjithë vendin për të denoncuar problematikat në arsim.











