Një sasi tritoli i është vendosur shtëpisë së një biznesmeni.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, në lagjen nr.1 pak minuta pas mesnatës.
Nga informacionet e para, mësohet se tritoli është hedhur në lulishten e banesës.
Banesa i përket shtetasit, Barjam Fezollarit, i moshës 60 vjeç.
Nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve.











