Janë dhënë masat e sigurisë për 3 prej të arrestuarëve nga aksioni i policisë në Nikël, të Krujës.
Gjykata e Krujës ka dhënë masën arrest me burg për 3 nga të arrestuarit në fshatin Nikël. Konkretisht, është dhënë arrest për Ylli Canga, Valter Bami dhe Skënder Leze ndërsa Lutfi Haka u la në gjendje të lirë.
Ndërkohë që ende pritet masa e sigurisë për Marklen Hakën.
Kujtojmë se prokuroria kërkoi arrest me burg për 5 të arrestuarit. Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tyre u gjetën 2 pistoleta dhe 3 armë gjahu.
Aksionet e policisë u kryen 4 ditë më parë.
Po risjellim dhe njëherë pamjet e arrestimit të tyre gjatë aksionit.
https://www.facebook.com/206481673167005/videos/232032334160671/UzpfSTE1MDI0MjA2MDMzNzc2Mzk6MjI2OTY0NjExNjY1NTA4MA/











