• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Ilir Meta për ‘Il Messaggero’: Kosova dhe Serbia bashkë në BE, por pa prekur kufijtë

droni by droni
16 September, 2018
in Kryesore, Politika
0
INTERVISTA/Ilir Meta për ‘Il Messaggero’: Kosova dhe Serbia bashkë në BE, por pa prekur kufijtë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i vendit në një intervistë për gazetën italiane  “Il Messaggero”, ka folur për disa çështje kryesore aktuale.

Fillimisht ai është pyetur konkretisht për emigrantët, rreth 20 emigrantët të anijes Dicioti.

Nëse do të ishte i gatshëm për të marrë edhe emigrantë të tjerë që zbarkojnë nē Itali, Meta është shprehur se “në rast se do të duhej, do të ishim tē gatshēm për sakrifica të tjera në ndihmē të Italisë apo Greqisë, natyrisht brenda mundësive tona dhe duke patur parasysh dhe sigurinë e kufinjve tanë”.

Ndërkohë përsa i përket çështjes së nxehtë, të kufijve në Kosovë, ai është shprehur se është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.

Pjesë nga intervista

1. Zoti President pas 20 emigrantëve të anijes Dicioti, do të ishit të gatshëm të merrnit emigrantë të tjerë që zbarkojnë nē Itali?

Ne shqiptarët në rast se do të duhej, do të ishim tē gatshēm për sakrifica të tjera në ndihmē të Italisë apo Greqisë, natyrisht brenda mundësive tona dhe duke patur parasysh dhe sigurinë e kufinjve tanë. Megjithatë mendojmë se një ose pak vende nuk mund të zëvendësojnë rolin e BE ne administrimin e krizës së refugjatëve. Me gjestin tonë të marrjes së 20 emigrantëve kemi dashur që të ketë edhe një reflektim europian sesi të zgjidhet ky problem i rëndësishëm.

2. Pikërisht Europa…

Vendi juaj për shumë kohë ështē pērballur vetëm në linjë tē parë me krizën e emigracionit të paligjshëm. Rasti i anijes Dicioti është i rëndësishëm sepse tregoi kudo në kontinentin e vjetër se duhen politika të reja të pērbashkëta. Duhet gjithashtu të ndryshojë qasja strategjike e BE ndaj këtij fenomeni. Politika e jashtme nuk duhet vetëm pēr të administruar mbërritjen e emigrantëve por mbi të gjitha për ta parandaluar atë. Situata në Afrikën e Veriut dhe në Siri imponon një rol politik dhe në këtë drejtim Brukseli duhet të bëjë më shumë.

3. Brukseli u tregua i ftohtë ndaj ndërhyrjes Tuaj në ndihmë të Italisë.

Nuk dua të bëj polemika apo interpretime të cilat nuk shërbejnë. Unë di që në fund të gjithë kanë kuptuar gjestin tonë si një veprim solidariteti dhe vullneti të mirë. Megjithatë mendoj se Italia nuk duhet lënë e vetme përballë fenomenit. Ne i detyrohemi Italisë për ndihmën dhe solidaritetin e dhënë ndaj shqiptarëve në vitet ’90. Mendoj se të gjithë i detyrohen Italisë, duke kuptuar vështirësitë dhe sakrificat e bëra përballë fenomenit të imigracionit me një mikpritje të rrallë.

4. Shpejt do të duhet të hapni bisedimet për anëtarësim në BE ?

Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë. Dëshiroj që BE të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për të focuar ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

5. Keni frikë për destabilizim pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë?

Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.

6. Çfarë prisni nesër nga vizita që do të bëni tek Papa?

Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë.

7. Italia është partneri i parë tregëtar i Shqipërisë…

Gjysma e eksoprteve shqiptare shkon drejt Italisë. Turizmi është rritur dhe gjithashtu prezenca e operatorëve italianë në këtë sektor. Tani na duhen më shumë përkrahje dhe iniciativa për të rritur bashkëpunimin dhe mirëqenien e popujve tanë. Duhet gjithashtu më shumë bashkëpunim përsa i përket modernizmit të infrastrukturave.

8. Kryeprokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero del Raho, ka ngritur shqetësimin se grupet kriminale shqiptare janë po aq të forta sa klanet mafioze italiane…

Pak kohë më parë ministrat tanë të Drejtësisë, Alfonso Bonafede dhe Etilda Gjonaj u takuan për të rritur bashkëpunimin në kētë drejtim. Puna e mirë e prokurorisë Antimafia të Italisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i shërbimeve tona sekrete ka qenw dhe është kryesore në luftën kundër klaneve kriminale. Njē rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka edhe reforma nē drejtësi të cilën po implementojmë.

9. Ç’mendim keni për dyshimet e qeverisë italiane përsa i përket ndërtimit të gazsjellësit TAP, që kalon nëpër territorin Tuaj ?

TAP nuk ështē i rëndēsishëm vetëm për Shqipërinë dhe Italinë por për sigurinē energjitike të mbarë Europës. Autoriteteve italiane do t’i duhej të merrnin veprime të mençura pērsa i përket kësaj çështje.

Tags: emigrantetIlir MetaintervistekosovakufijtePresidenti
Previous Post

Berisha ironizon: Emrat e bordit drejtues të narkoflotës ”Air ALRama”

Next Post

La shtatzënë 4 gardianet, historia e të burgosurit që u pasurua në burg

droni

droni

Next Post
La shtatzënë 4 gardianet, historia e të burgosurit që u pasurua në burg

La shtatzënë 4 gardianet, historia e të burgosurit që u pasurua në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.