Ceremonia e bujshme e fluturimit të parë të avionit ‘Lasgushi’, e kompanisë së parë shqiptare nuk ishte gjë tjetër, por veçse një zgjatim i kompanisë Turkish Airline.
Avioni i cili bëri fluturimin e parë në fakt nuk është pjesë e kompanisë shqiptare, pasi kompania shqiptare nuk ekziston akoma, dhe rezulton të jetë i regjistruar në kompaninë turke.
Avioni kishte vetëm logon shqiptare dhe asgjë më shumë.
Madje për të vërtetuar këtë, qarkulluan disa foto të cilat tregonin dhe të dhënat e fluturimit.
Një pasagjer i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha duke i dërguar disa foto ku thellohet akoma dhe më shumë mashtrimi.
Lexoni çfarë shkruan më poshtë pasagjeri:
Pasagjeri dixhital i ben te fala me kete kartoline Kallam Deshtakut qe kerkon ti shesi shqiptareve sapunin per djathe apo Turkish Airlines per Albanian Airlines! sb













