Edhe pse me një Lionel Messi në hije, Barcelona ia ka dalë të marrë 3 pikët në ‘makthin’ “Anoeta”.
Katalanasit përmbysën vendasit e Real Sociedad me rezultatin 2-1. Perlës së Elustondo në minutën e 12-të, iu përgjigjen Luis Suarez dhe Ousmane Dembele respektivisht në minutat 63 dhe 66-të duke i asfaltuar rrugën drejt titullit të radhës skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde











