• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Viti i Ri Arsimor/ Policia merr masa te forta: Do të mbyllen lokalet, ndalohet….

droni by droni
14 September, 2018
in Kronika, speciale
0
Viti i Ri Arsimor/ Policia merr masa te forta: Do të mbyllen lokalet, ndalohet….
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat ka njoftuar mbi planin e masave që do të ndërmarrë për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me akt të posaçëm urdhëron të gjithë Drejtuesit e Strukurave Vendore të Policisë, Drejtorive, Komisariateve, Stacioneve deri tek Njësia më e Re, e implementuar në shërbimin policor “Zona Policore”, të  studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik. Mbi këtë bazë, Policia harton plane masash me detyra konkrete për shërbimet e kontrollit të territorit, të rendit, për krimet, policinë rrugore etj.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE:

Masat e Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e Vitit të Ri Arsimor – Deklaratë për Media.

Policia e Shtetit në përmbushje të misionit dhe të detyrave të përcaktuara me ligj ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, për të parandaluar ngjarje kriminale, apo aksidente rrugore, si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe përreth tyre.

Kjo duke filluar nga dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor në datën 17 Shtator dhe në vazhdimësi, për çdo ditë të zhvillimit të këtij procesi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me akt të posaçëm urdhëron të gjithë Drejtuesit e Strukurave Vendore të Policisë, Drejtorive, Komisariateve, Stacioneve deri tek Njësia më e Re, e implementuar në shërbimin policor “Zona Policore”, të  studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik. Mbi këtë bazë, Policia harton plane masash me detyra konkrete për shërbimet e kontrollit të territorit, të rendit, për krimet, policinë rrugore etj.

Në këto plane masash përcaktohen në mënyrë të detajuar detyrat që do kryejnë punonjësit e policisë me shërbim pranë shkollave, duke shtuar prezencën policore pranë ambienteve të tyre, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente.

Komisariatet dhe stacionet e policisë sipas Zonave Policore dhe për shkollat që kanë në juridiksion, në orët më të ngarkuara të lëvizjes së nxënësve dhe të personelit, do të sigurojnë prezencë policore me patrullën e përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, agjentët e krimeve, si dhe shërbimet e policisë rrugore, në afërsi të institucioneve arsimore. Kjo sidomos në orarin e fillimit e mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Nga punonjësit e policisë do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore dhe të pushtetit vendor për shkëmbimin e mendimeve, përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet shkollore, duke përcaktuar masa për :

– Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave

– Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve

– Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë janë pika të grumbullimit të personave me precedentë kriminal, përdorues të pijeve alkoolike e narkotike dhe burim  rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës e nxënësve të shkollave

– Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë

– Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, në ato institucione arsimore që e kanë një shërbim të tillë

– Vlerësimin e çdo informacioni që ka të bëjë me prishjen e rendit publik, konfliktet, mosmarrëveshjet që mund të kenë nxënësit apo fenomenin e bulizmit, si brenda shkollës ashtu edhe me shtetas të tjerë jashtë tyre, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Nga ana e strukturave për krimet, të policimit në komunitet, të rendit publik dhe të policisë rrugore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat jo qeveritare që në fokusin e punës së tyre kanë institucione arsimore, do të organizohen dhe zhvillohen aktivitete të përbashkëta me mësuesit dhe nxënësit, si në ambientet e policisë ashtu edhe në ato të shkollave, për njohjen dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane, për sigurinë dhe bashkëpunimin me policinë, pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, rrezikshmërinë e mbajtjes së armëve të ftohta e të zjarrit etj.

Specialistët për krimet dhe ndihmës specialistët e policimit në komunitet/SPZ, sidomos funksioni i ri që është krijuar në strukturën e re të policisë që ka drejtimin e punës me të rinjtë, nxënësit dhe me shkollat, do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla, si të Bordit të prindërve, të senatit të nxënësve duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë në këto institucione.

Policia e Shtetit siguron nxënësit dhe prindërit, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe ato të shkollave, se do të jetë e gatshme në çdo kohë lidhur me vlerësimin dhe realizimin e masave të sigurisë në shkolla. Ata do të gjejnë tek punonjësit e policisë partnerë bashkëpunues e seriozë, por njëherësh kërkojmë edhe bashkëpunimin e tyre, për të bërë prezent tek strukturat policore çdo shqetësim dhe problematikë që mund të kenë.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë dhe siguron se do të vlerësojë maksimalisht çdo telefonatë që do të adresohet dhe do të veprohet në kohën e duhur për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, parandalimin e ngjarjeve, kapjen e autorëve të tyre dhe në bashkëpunim me Prokurorinë do të punohet për zbulimin, identifikimin dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në emër të Policisë së Shtetit, Ju urojmë nxënësve dhe mësuesve suksese në këtë vit shkollor.

Faleminderit!

Albert Dervishaj – Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike, DPPSH.

Tags: MASApoliciashkollatviti i ri shkollor
Previous Post

Eurot në Toyota Yaris, një prej të arrestuarve kërkon lirinë: “Dua të vazhdoj shkollën”

Next Post

Përsëri shqiptarët, arrestohen 31 persona për prostitucion në Kosovë

droni

droni

Next Post
Itali, pranga shqiptarit, shfrytëzoi për prostitucion një minorene

Përsëri shqiptarët, arrestohen 31 persona për prostitucion në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.