Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mesnaten e djeshme në Sarandë dhe policia e ka mbajtur të fshehur, duke e bërë publike, 12 orë më pas.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 02:32, në lagjen nr. 1, ku sipas Policisë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. L., vjeç 38, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 14. 08. 2018, rreth orës 02:32, në lagjen nr. 1, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. L., vjeç 38, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit












