Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka publikuar një video për të ironizuar qëndrimin e kryeministrit Rama për vettingun e politikanëve.
Kujtojmë se nisma e cila tashmë është dorëzuar dhe në Kuvend, është propozuar nga Partia Demokratike. Rama shprehu se ishte gati për Vettingun në politikë dhe madje u shpreh i gatshëm për të qënë ai i pari që duhet të kalonte në këtë vetting.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga Paloka, tregohet një bisedë ironike dhe me humor, e improvizuar në një studio të televizionit të kryeministrit, në formatin e intervistave që ai zhvillon.
https://www.facebook.com/100008639860309/videos/1986499374981372/?story_fbid=1986500554981254&id=100008639860309&from_close_friend=1¬if_id=1536823893181534¬if_t=close_friend_activity












