Me mungesën e opozitës në kuvend, mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat.
Sipas presidentit Meta, ulja e barrës fiskale për lojrat e fatit favorizonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik.
Me asnjë votë kundër, të 74 deputetët kanë votuar pro rrëzimit të dekretit të presidentit Meta.
Ditën e sotme po ashtu në Kuvend është miratuar sot dhe kësti i ri i dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë.
Ndërkohë opozita për të tretën herë braktisi sallën e kuvedit për tu mbledhur në Durrës, nga ku Basha premtoi se në ditët në vijim do të dalin fakte të reja të përfshirjes së Ramës dhe Xhafajt në lojërat e fatit kurse Kryemadhi premtoi një axhendë të ngjeshur të opozitës në vijim.











