Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar gjatë ditës së sotme me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu.
Sipas një njoftimi zyrtar nga zyra e shtypit të LSI-së takimi mes tyre ka qenë mjaft miqësor dhe Kryemadhi e falenderoi ish-ambasadorin dhe Amerikën për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Gjithashtu Kryemadhi në shenjë falenderimi i dhuroi Lu-së një jelek dhe qeleshe të cilën ai e veshi menjëherë sic shohim edhe në këto foto













