Demo Progonati ka ndërruar jetë në QSUT.
Progonati mbahej në burg për 2.5 ton drogë të kapur në Itali. Që prej qershorit ai e ka pasur të pamundur që të jetë pjesë e seancave gjyqësore për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Mësohet se Demo vuante nga sëmundja e HIV/ AIDS.
Demo Progonati ishte ulur në bandën e të akuzuarve me 7 persona të tjerë mes tyre dhe doganierë dhe punonjës të policisë kufitare.
Sasia e drogës u kap në Itali në fillim të vitit 2017-të dhe ai akuzohej si organizator i trafikut.











