”Ministrat paskan ligj të veçantë”. Kështu shkruan Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar dy fotografi teksa shihet një makinë Range Rover i parkuar në zonën këmbësore të sheshit Skënderbej në Tiranë.
Sipas Malltezit, këto foto tregojnë se shkelet ligji dhe nuk respektohet njësoj, pasi në atë zonë nuk lejohet makinat.
Ja postimi i tij:
“Ligj app c’e deshe? Ne zonen kembesore te sheshit nuk lejohen makinat por ligji qe ndalon qytetaret nuk vlen per ministrat se paskan ligj te vecante.”













