Është gjetur vajza 16 vjeçare nga Maliqi, e cila u denoncua nga e ëma e saj si e humbur. Policia e Korçës njofton se e ka gjetur 16 vjeçaren në Durrës.
Sipas Fax News, vajza ishte larguar nga banesa pa lajmëruar dhe ishte drejtuar për në qytetin e Durrësit.
“Ishte larguar në qytetin e Durrësit. Nuk e dimë pse u largua. Shkoi djali ta marrë me makinë dhe po kthehen në banesë. Nuk e dimë ku qendronte sepse skemi patur kontakt.”
Vajza me iniciale K. R ishte zhdukur nga banesa prej dy ditësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlocisht.












