• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH padit në prokurori dy ish drejtorët e ALUIZNI-t Dibër

droni by droni
11 September, 2018
in Kronika, Politika, speciale
0
KLSH padit në prokurori dy ish drejtorët e ALUIZNI-t Dibër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KLSH kallëzon në prokurorinë e rrethit gjyqësor Dibër dy ish drejtorë juristin dhe hartografin të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t Dibër.

Në raportin e KLSH-se thuhet:  Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Dibër ka kryer legalizime të jashtëligjshme për objektet informale të cilat kanë cënuar rrugët nacionale, distancat nga rrugët e kategorisë B, brigjet e lumit, përrenj dhe në Zonat e mbrojtura. Kanë kualifikuar 331 objekte, por nuk kanë kryer procedurat për VKM duke i vonuar nga 1-3 vjet, kanë kryer legalizime në Zonat e Mbrojtura pa leje mjedisore, legalizuar objekte në afërsi të lumit Mat, kanë legalizuar objekte mbi objektet shtetërore me një dëm ekonomik në vlerën 80,7 milion lekë, legalizuar truall mbi trefishin pa zbatuar çmimin e tregut të caktuar me VKM  me dëm ekonomik në vlerë  6,6 milion lekë, si dhe ka shmangur procedurat ligjore për vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 288,2 milion lekë.”

KLSH auditoi Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Dibër për periudhën 1 Janar 2015 deri më 30 Prill 2018 dhe iu percollen gjetjet e rekomandimet përfundimtare te vendimit nr. 93, datë 29.07.2018 të Kryetarit të KLSH –se. Gjithashtu u përcoll kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për SH.T dhe N.K ish Drejtorë, F.R Hartograf dhe V.GJ juriste të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Dibër.

Sipas raportit kjo drejtori nuk ka ndjekur procedurat ligjore për 331 dosjet e dala nga arkiva të kualifikuara, duke shkelur afatet ligjore për shqyrtimin administrativ për legalizim, duke krijuar ndikime negative tek qytetarët. KLSh kërkoi dhe shkarkimin e 5 punonjësve të këtij institucioni.

Shkeljet

Në 32 raste, për sipërfaqen e përgjithshme ndërtimore 1335m2, janë kryer legalizime të pasurive “Ndërtesë’’ dhe statuset juridikë të pasurive të legalizuara të dërguara me shkresë përcjellëse nga ZVRPP-të Mat, Peshkopi, Bulqizë, konfirmojnë pronësinë e truallit dhe ndërtimit (objektit) të legalizuar dhe janë pronë “Shtet’’ ose “Pronar i pavërtetuar’’. Në dosjet e audituara nuk u gjetën deklarata noteriale për prishje të objektit dhe nuk rezulton të jenë zbatuar procedurat për pasqyrimin e gjendjes së objektit “Shtet’’ apo “Pronar i pavërtetuar’’, sipas regjistrit të pasurive të paluajtshme të njësisë administruese vendore e qendrore, si dhe të njësive apo institucioneve shtetërore të cilët i kanë këto pasuri në administrim apo pronësi. Vlera prej 74,207 mijë lekë, e cila përfaqëson vlerën e llogaritur të sipërfaqes ndërtimore pronë ‘’Shtet’’ dhe “Pronar i pavërtetuar” të legalizuar, është dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit dhe është përvetësuar pasuria publike në rrugë joligjore.

– Për 527 objekte, kanë lëshuar leje legalizimi për objekte, pronarët e të cilave kanë përfituar një sipërfaqe totale 130816m2, ndërkohë që duhej të likuidonin për parcelën ndërtimore vlerën 261,631,800 lekë (lekë + bono privatizimi).Kjo ka ardhur në mungesë të VKM-ve, pasi për 491 objekte, DR e ALUIZNI-t Qarku Dibër nuk ka përcjellë shkresat për përgatitjen e VKM-ve dhe në dosjet e audituara nuk gjendet asnjë lloj dokumenti mbi arsyet e vonesave të shkresave për secilin objekt për mos dërgimin e shkresave në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë, e cila do ketë efekte negative në të ardhurat në buxhetin e shtetit.

– Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Dibër ka marrë vendime “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, në kushtet kur në dosje mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 26,517,252lekë  nga 795 objekte.

– Në 16 raste, kanë lëshuar lejet e legalizimi në kushtet kur pasuritë e legalizuara kufizohen me rrugë automobilistike të kategorisë C, në distancë jo më pak se 10m largësi prej këtyre rrugëve, në një kohë kur distanca e lejuar për rrugët interurbane të kësaj kategorie është 10 m.

– Në 7 raste, në ZK të bashkisë Klos, kanë lëshuar leje legalizimi, në kushtet kur pasuritë e legalizuara dhe parcelat përkatëse me sip. 1763m2 “Truall” të shitur dhe tjetërsuar në truall privat dhe një sipërfaqe ndërtimore të legalizuar 802m2, ku distanca e objekteve nga bregu i lumit Mat dhe përroi, është më e vogël se 100ml, distancë që luhatet në segmentin 26 ml, distancë brenda së cilës, pasuria shtetërore është e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 111/2012, datë 15.11.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

– Në 52 raste, kanë lëshuar leje legalizimi në të cilat u konstatua se: sipërfaqja e parcelës ndërtimore tejkalon 3-fishin e bazës së ndërtimit,  ku qytetari nuk ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim dhe pa u llogaritur vlera sipas çmimit të tregut  përcaktuar në VKM nr. 514, datë 30.7.2014 ‘’Për miratimin e vlerës së pronës për secilin Qark të Republikës së Shqipërisë’’, të ndryshuar me VKM nr. 89, datë 03.02.2016  për sipërfaqe tepër + 3899 m2  e vlerë 6,538 mijë lekë, e cila është dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit

– Nuk janë kompensuar dhe përfunduar procedurat e kompensimit për 3 raste me sipërfaqe totale gjithsej 267m2 në  vlerë 2,382 mijë lekë, nuk ka përfunduar procedurën ligjore të kompensimit të pronarëve.

– Në 29 raste, kanë kryer legalizimin e objekteve, në një kohë që parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë,kullotë dhe pyll”, këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall” .

– Në 1 rast, me leje legalizimi për një pallat 9 kate, u konstatua se sipërfaqja e parcelës ndërtimore prej 1123 m2 është dhënë në kundërshtim me ligjin , pra siperfaqe + 623m2 truall është dhënë mbi normën e përcaktuar me ligj. dhe është bërë kalimi në pronësi i parcelës ndërtimore, të regjistruar në ZVRPP në zërin kadastral “Pyll”, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Pyll” në “Truall” pa miratimin e autoriteteve përkatëse.

– Në 11 raste, Zona e Mbrojtur Korab dhe Zona e Mbrojtur e  Liqenit të Ulzës dhe Koritnik, janë legalizuar objekte që ndodhen brenda zonave të mbrojtura pa u pajisur më parë me leje mjedisi nga autoritetet përkatëse.

– Në një rast është dhënë leje legalizimi për “Godinë shërbimi 1-kat“, lagjia “Treg” Peshkopi, me sipërfaqe 92 m2, në rrëpirën e përroit, ndërtimi informal nuk ka themele, por qëndron mbi trarë hekuri me rrezik shembje, mungon dokumenti për marrëdhënien me truallin dhe certifikata e pronësisë, pasi pasuria 22/104 është tokë ledh (pjerrësi ose breg lumi), sipas shkresës ZVRPP Dibër nr. 1591/1 datë 26.6.2015.

– Në 10 raste janë legalizuar objekte, pa asnjë dokument ligjor ku të argumentohet se objektet kanë qenë  ndërtuar para vitit 2014, nuk ka dokument nga ujësjellësi ose nga KESH për këto objekte, ndërsa fotot e vitit 2013 tregojnë të kundërtën.

-Në 7 raste  janë dhënë leje legalizimi për ndërtimin informale në kushtet  kur ndërtimi informal ka cenuar hapësirën publike ka zënë trotuarin e këmbësorëve dhe lulishtet, pasi sheshet, lulishtet dhe rrugët nuk mund të kthehen në truall.

Tags: ALUIZNIDiberklsh
Previous Post

Vettingu në politikë/ Alibeaj: Situatë dramatike, parlamenti nuk ekziston

Next Post

Denoncimi/ Dy të plagosur me thikë në Kavajë, policia fsheh ngjarjen

droni

droni

Next Post
Plagosjë me thikë në Lezhë, shpallet në kërkim  një person

Denoncimi/ Dy të plagosur me thikë në Kavajë, policia fsheh ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.