Një sasi tritoli ka shpërthyer në qytetin e Krujës. Mësohet se tritoli është vendosur në banesën e Xhavit Mashës.
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02 e 45 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale.
Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe vetë banesa.
Dyshohet se tritoli i vendosur ka lidhje me detyrën e të birit, Besnikut, i cili mban postin e OSHEE për Fushë-Krujën.












