Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka sjellë të tjera fakte që tregojnë se shëndetësia në Shqipëri është problematike dhe një nga sektorët më të neglizhuar.
Në rrjetin e saj social facebook, ajo ka publikuar një foto ku shihet një qese me gjak e cila nuk qëndron aty ku duhet brenda kushteve të duhura, por është lënë mbi një kosh plehrash.
Ja çfarë shkruan Pampuri:
“Sa për të ilustruar shëndetësinë e miliona eurove të shpenzuara vetëm në shërbim të interesave klienteliste.
Një fakt i tillë nuk ka nevojë për fjalë……
Është gjaku që qindra njerëz japin për të ushqyer fëmijët e për të shpëtuar jetë njerëzish…….
Ky gjak qëndron mbi koshin e plehrave”,.












