• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përmbyset tregu i bankave në Shqipëri, zhduken grekët, forcohen papritur banka shqiptarësh

droni by droni
8 September, 2018
in Ekonomia, Kryesore
0
Bien interesat e bonove të thesarit, sa jane sot
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesa më e madhe e bankave kanë reduktuar aktivitetin në gjashtë muajt e parë të vitit. Sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, 10 prej tyre kanë raportuar ulje të aktiveve, që ka qenë më e thellë për Raiffeisen Bank, që prej disa vitesh po ul madhësinë e bilancit në Shqipëri dhe të Veneto Bank, e cila është në proces përthithjeje nga Intesa San Paolo.
Në të njëjtën linjë, 9 banka kanë raportuar ulje të stokut të huasë, që më e lartë në vlerë absolute ishte për Raiffeisen Bank dhe Intesa San Paolo. 9 banka kanë pasur gjithashtu rrjedhje të depozitave, që sërish ishte më e fortë për Raiffeisen.

Shitblerjet e bankave

Dy vitet e fundit, sistemi bankar ka qenë shumë aktiv në proceset e shitblerjeve. Në shtator, pritet që të përfundojë bashkimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA), me Bankën Veneto, pas një procesi përthithjeje të ISBA në linjë me të njëjtën procedurë të bankave mëmë në Itali. Integrimi, sipas planit, do të zbatohet nëpërmjet bashkimit të Veneto Banka Sh.a me Intesa Sanpaolo Banka Albania, bazuar në qasjen e kontabilitetit të “bashkimit të interesave”, duke qenë se të dyja kompanitë janë nën kontrollin e përbashkët të të njëjtit aksioner të vetëm.

Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI) ka blerë Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG Albania), një proces që është finalizuar tashmë. Sipas rezolutës së përthithjes, ABI Bank do të jetë aksioneri i vetëm i bankës NBG Albania dhe të dyja bankat do të bashkohen me njëra-tjetrën, përmes përthithjes së Bankës NBG Albania nga ABI Bank. Pas miratimit paraprak të përthithjes nga Banka e Shqipërisë, të dyja entitetet do të shndërrohen në një të vetëm, të emërtuar Banka Amerikane e Shqipërisë, ndërsa NBG do të pushojë së ekzistuari.

Banka e Pireut në Greqi ka njoftuar zyrtarisht në fillim të gushtit se ka hyrë në një marrëveshje me Grupin Balfin dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve të degës së saj në Shqipëri, Tirana Bank. Shuma totale në konsideratë arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve të Bankës Piraeus në Tirana Bank.

Société Générale ka njoftuar se ka hyrë në marrëveshje për të shitur paketën e saj kontrolluese të aksioneve në Société Générale Albania (SGAL) tek OTP Bank. Mbyllja e këtij transaksioni pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm, subjekt i miratimeve nga autoritetet bankare dhe të konkurrencës dhe miratimit të palëve të tjera të lidhura, tha banka në një njoftim zyrtar.
Pas përfundimit të përthithjes së Veneto nga Intesa dhe asaj të NBG nga ABI Bank, numri i bankave në sistemin bankar pritet të reduktohet nga 16 në 14.

 

Si ndryshojnë pjesët e tregut

BKT mbetet banka më e madhe në vend, me 28% të totalit të aktiveve në fund të qershorit 2018, me një rritje të lehtë prej 0.2 pikë përqindje, në raport me fundin e 2017-s. Banka shënoi rënie të lehtë të aktiveve, depozitave e kredive në 6 muajt e parë të vitit.

Raiffeisen Bank është e dyta më e madhe në vend, me një peshë tregu sipas aktiveve prej 16.4% në qershor, nga 17.1% në dhjetor. Banka, që dikur ishte më e madhe në vend, me 28% të totalit të aktiveve, vitet e fundit po e ul me shpejtësi peshën e saj në treg, në linjë me strategjinë e mëmës austriake për të ulur ekspozimin në Europën Lindore e Juglindore. Kreditë dhe depozitat e Raiffeisen janë në rënie të shpejtë.

Credins Bank ka shënuar rritje të shpejtë në vite dhe është ngjitur në vendin e tretë, me 12.9% të totalit të aktiveve në qershor. Banka ka shënuar rritje të aktiveve dhe depozitave në 6 muajt e parë të vitit, ndërsa stoku i kredisë është ulur lehtë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pas përthithjes së Veneto Bank e rrit lehtë peshën e saj në treg, në 12.3%, nga 10.9 që e kishte e vetme, por sërish mbetet e katërta më e madhe në vend.

Societe Generale është në vend të pestë me 5.9% të totalit të aktiveve. Banka mëmë në Francë shiti gjithë degët në rajon, ku ajo nuk ishte ndër tre të parat, teksa për Shqipërinë ka hyrë në marrëveshje me hungarezët e OTP.

Banka Amerikan e Shqipërisë (ABI) ngjitet në vendin e gjashtë, nga i nënti që ishte e vetme, pas blerjes së Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG). Pesha e ABI+NBG ndaj totalit të aktiveve arrin në 5.4%, nga 2.9%, që e kishte ABI Bank e vetme deri në fund të qershorit.

Alpha Bank, e cila është e vetmja me kapital grek që ka rezistuar, pas shitjes së NBG dhe Tirana, ka një peshë tregu prej 5.3%. Në këtë mënyrë, pesha e tregut të bankave me kapital grek ulet ndjeshëm, në raport me mbi 5 vjet më parë, kur ajo i kalonte 20%.

Tirana Bank, që po tërhiqet nga tregu shqiptar dhe ka hyrë në negociata me Balfin, ka një peshë të njëjtë tregu prej 5.3%.

Union Bank ka rritur lehtë peshën e tregut, nga 3.2% në fund të 2017-s, në 3.3% në qershor, duke qenë nga të paktat banka me rritje të aktiveve, depozitave e kredive.

ProCredit zotëron 2.3% të aktiveve dhe FIBank 1.5%. Ndërsa aktiviteti i tre bankave të tjera Credit Bank of Albania, International Commercial Bank (malajzianE) dhe United Bank of Albania është pothuajse i papërfillshëm. Të tria së bashku kanë 1.5% të totalit të aktiveve të sistemit.

Numri i punonjësve vijon në rënie

Prej disa vitesh, sistemi bankar po e redukton vazhdimisht numrin e punonjësve, teksa nuk po zgjerohet më me hapjen e degëve të reja.

Në fund të qershorit, të gjitha bankat kishin një personel prej 6,868 personash, me një rënie prej 26 personash në raport me fundin e 2017-s.

Blerjet e shitjet dhe sidomos përthithjet kanë rritur tensionin te punonjësit e bankave, që mund të humbin vendet e punës nga blerjet ose përthithjet.

Numri i punonjësve të Bankës Veneto pritet të reduktohet me 42, nga rreth 100 që është sot, teksa negociatat mes sindikatës së punonjësve dhe Intesa Sanpaolo, që është banka përthithëse, vazhdojnë pas pakënaqësive që shfaqën punonjësit e Veneto.

Banka Amerikane e Shqipërisë, për marrëdhënien me punonjësit, parashikohet që afatet dhe kushtet e parashikuara nga kontratat e punës dhe rregulloret e brendshme do të zbatohen për të gjithë punonjësit e NBG. “Administrimi do të bëjë përpjekjet për të unifikuar, sa më shpejt që të jetë e mundur, afatet dhe kushtet e kontratave të punës për të gjithë personelin e Shoqërisë përthithëse pas Bashkimit”, thuhet në projektmarrëveshjen e bashkimit.monitor.al

Tags: bankat ne shqiperi
Previous Post

Bebe Rexha jep këshilla si të luftoni ankthin

Next Post

PD jep dëshmitë e skandalit të Ministrisë së Brendshme, kush i jepte makinës

droni

droni

Next Post
Shkëmbim zjarri në Lezhë, Salianji: Kriminelët u liruan pas telefonatës nga Xhafaj

PD jep dëshmitë e skandalit të Ministrisë së Brendshme, kush i jepte makinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.